Edhe këtë verë, Luiz Ejlli vijon të jetë një nga këngëtarët më të preferuar, njëkohësisht edhe më të paguar në koncertet apo eventet ku ai ftohet. Është folur shumë për shuma marramendëse që ai ka fituar vitin e fundit, në rendin e miliona euro.
Këto kohë ai po shijon adhjen në jetë të vajzës Luna Mari, fryt i dashurisë me Kiara Tito. Ata kanë qenë me pushime jashtë vendit dhe herë pas here, Luizi por edhe Kiara, kanë publikuar video dhe foto.
Më i fundit është një set fotosh ku shihet Luizi, Kiara, nëna e këngëtarit, Angjelina dhe sigurisht, Luna Mari. “Pasuria jeme”, ka qenë komenti i Luiz Ejllit në këto foto, ku shfaqet një familje e lumtur por edhe një çift i dashuruar.