Në minutën e 99- të të ndeshjes, teksa kishin kaluar edhe dy minuta mbi shtesën akorduar prej 6 minutash në fund të ndeshjes, Valur ka rritur ti marrë barazimin Vllaznisë në Islandë për ndeshjen e parë të Conference League.
Të parët kanë kaluar në avantazh vendasit me Tryggvason, i cili shtyu në rrjetë një top të mbetur pa shumë pretendime brenda zonës së Vllaznisë.
Barazimi ka ardhur 10 minuta më vonë, teksa Krymi shënon me kokë pas një goditje nga këndi për kuqeblutë. Me këtë rezultat mbyllen 45 minuta e para të ndeshjes.
Por Vllaznia arrin edhe përmbysjen, edhe pse e përkohëshme. Kevin Dodaj, i fitur si zëvendësues, lëshon një predhë nga jashtë zone dhe topi ndalet pas shpinës së portiert vendas në portë.
Nga minuta e 82-të Vllaznia luante me 10 lojtarë pasi doli me të kuqe Deliu. Kur mendohej se kuqeblutë do siguronin një fitore të vlefshme, në minutën e 99- të, Finsen shtyn në portën e Vllaznisë një top të mbetur pa zot pas një goditje këndi për vendasit.
Gjithsesi, është një rezultat mjaft i mirë ndërsa u pa që ekipi i Valur nuk është në një standard më të lartë se Vllaznia. Përkundrazi, kualifikimi duhet të jetë i lehtë për shkodranët në ndeshjen e dytë në “Loro Boriçi” me 18 korrik.