Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.
Vranësirat e dendura në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar në këto zona në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: