Shkruan në Facebook kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci: Atleti shkodran Franko Burraj do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024 për garën 100m.
Kënaqësi të prisja atletin tonë të talentuar dhe trajnerin Bruno Rrotani. Krenar e falenderues për angazhimin dhe përfaqësimin që po i bëjnë qytetit tonë në eventin më të madh botëror të atletikës.
I uroj Frankos e trajnerit Rrotani shumë suksese!