Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në fshatin Barbullush, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasen M. V., 32 vjeçe.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 68 vjeç, banues në fshatin Koman, pasi ka ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.
Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.