Moloja në afërsi të urës së vjetër të Bunës, pjesë e projektit të madh të hyrjes së qytetit dhe parkut të madh të Shkodrës, tashmë ka përfunduar faza e parë. Ishte ndër projektet e para të prezantuara nga kryebashkiaku Benet Beci në versionin 3D.
Kishte persona, brenda por edhe jashtë Shkodrës, që edhe përmes rrjeteve sociale, shfaqeshin skeptikë për realizimin e këtij projekti. Ndërkohë, vetë kryebashkiaku Benet Beci, ka bërë një “provokim”, me vetëm një pyetje të thjeshtë.
“3D apo e vërtetë?”, shkruan Beci në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar një video që gërsheton pamjet e projektit 3D të prezantuar dhe të fazës së parë të veprës tashmë të përfunduar dhe që mbase pret përurimin zyrtar të saj.