Shumë asht kërkue e fol se prej ka duel fisi i Lekë Dukagjinit, por sot jemi ma se të sigurt se emnin e muer prej nji katundi të vogël të Malit të Zi në bjeshkë të Pukës që quhet Dukagjin e që me fis janë shaljanë.
Këto shtëpia kanë gojëdhanë se një i fisit të tyre kje ipeshkvi i Shurdhahut e me çudi të madhe, sprovohet historikisht me çfarë çka A.F. Cordignano shkruan ne librin e vet (L’Albania atravers etc.Bl..Irë, fq.237….) “Asht e vërtetë se Shtjefën Dukagjini e pat titullin e Arqipeshkvit të Shurdhahur (Tomë Gjon Gazulli “Fjalori Toponomastik dhe shkrim te tjera”, Botime Françeskane 2024. fq.223).
Historia mesjetare kështu noton mes dokumentit dhe gojëdhënës. Për të gjithë familjet princore arbërore ka disa versione sa të ndryshme, kontraditore aq të bukura e lakmuse për thirrjen dëshirore është i im.
Versioni i italianit A.F. Cordignano autor i veprave “Epopeja kombëtare e popullit shqiptar” dhe “Eposi i kufirit i Shqipërisë Veriore ” të fut në mendime rrëmihëse se prej ka rrjedhë zoti i dukagjinëve. /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/