Ne Pedonalen e Shkodres, ne qe ishim me te shpeshte, kemi ndeshur shpesh here me nje djale te vogel. Femije ekzemplar, edhe pse kishte nevoje dhe i duhej te siguronte lemoshe per te mbajtur frymen gjalle, asnjehere nuk ishte i bezdisshem. Pastertor dhe mjaf i ditur, por edhe krenar ne menyren e tij. Ky femije, qe nuk guxonim ta therrisnim “lypes”, fitoi simpatine tone dhe kur nuk na kerkonte ai, e gjenon ne. Jo thjeshte per ti treguar “bujarine” dhe dashamiresine e tone, por edhe per te shkembyer dialog por edhe njohuri me kete femije qe sipas gjasave, mesonte mire ne shkolle paraditeve. Por fati, deri diku te pakten, duket se eshte treguar bujar me kete femije qe tani, nuk ja kujtojme emrin e sakte, por mbase quhej Ednaz apo Iljaz. Por sapo ta shihni ne foto (te cilen po e botojme pa e maskuar sepse ai tashme eshte vertete nje VIP per te gjithe ne), do ta dalloni vogelushin. Nje bashkeqytetar i yni nga Shkodra, ne profilin e tij ne Facebook na jep informacion per kete femije. Ai thote se e ka takuar ne France bashke me motren dhe nenen e vogelushit. Ai thote se ju be qejfi, ju be zamra mal per shume arsye, te cilat ne fakt jane edhe tona: Ne France nuk vuan per buken e gojes, mund te shkollohet dhe nuk endet rrugeve si ne Shkoder per te fituar buken e gojes, mund te sigurpje nje te ardhme te mire dhe te shendetshme gje qe veshtire i sigurohet ketu dhe, ketu ka mbeshtetje te plote dhe ndihme te madhe nga shteti fracez, shkruan shkodrani. Ky eshte nje lajm i mire dhe ne duam ta bashkendajme me te gjithe ata qe e kane njohur kete djale, duke shpresuar qe pas disa viteve ta shohim prap, ndoshta ne Pedonalen e Shkodres por si nje qytetar i nderuar francez! ©ShkodraWeb