Shqipnia nuk ka nevojë për rruga, për spitale, turizëm, pallate, drejtësi etj., etj. por për formim shpirtnor dhe shkolla. Të tjerat “piano- piano”…
-Mendimi em relativ…
1-Flasim për politikë e s’kena lexue kurrë në jetën tonë “Republiken” e Platonit, traktatin mbi politikën të Aristotelit, princin e Machivelit, Leviatanin e Hobbesit, Qeverisjen Civile të Lockut, Montesquieu, Rousseau, Kant, Hegel, Popper, Marx etj., etj.
2-Flasim për fenë e s’kena lexue Biblën e Kuranin; nuk njohim patristikën e dimensionin mistik të sufizmit.
3-Flasim peër shpija e pallate e nuk njohim principet e arkitekturës, karaktetitikat estetike, ‘paesaggistica’ , historinë , pëlhurën sociale, gjeologjinë, rregullimin e hapësinave, inxhinjerinë e ndërtimit etj., etj.
4-S’po shkoj ma gjatë….etj., etj.
5-Etj., etj.
6-Etj.
Por e rëndësishme asht që jena tuttologë; ne jemi influncer, bajmë statuse e komente në FB si puna eme. T’ ka lezet.
Prsh. – Dishrojmë që të bahet Kulla e Babelit në Shkodër, s’ka gja të keqe veç se duhet ta argumentojmë “pse e dona” në mënyrë organike tue u bazue në disa principe që i njeh tanë bota;
-Nuk dishirojmë që të bahet Kulla e Babelit, njësoj duhet ta argumentojmë në mënyrë organike “pse e dona” .
Deshta me i thanë vetvetes: boll mor padër me komente e statuse “kotanasikoti” në FB. /Nga Dom Anton KODRARI, publikuar në Facebook/