Asht qesharake me e lidhë domosdoshmënisht zhvillimin e nji territori që vdes përditë në çdo aspekt me zhvillimin vertikal të qytetit. Asht si me e çue të vdekunin në kambë, siç bajnë do fise në Azinë e largët, me shpresën se ka me nisë me ecë prap.
Në foto asht “Miletbahçja”, lulishtja e parë bashkiake në vendin tonë, 150-vjeçare, si dhe nji prej perlave të arkitekturës qytetse, Kafja e Madhe, tashma e shkatrrueme prej poshtërsisë së pushtetit lokal dhe atij qendror.
Zoti Kryeministër, nji gja asht e qartë, historia nuk ka gjasa me nisë me ju, por ka shumë gjasa që nji kapitull i mrekullueshëm urban i atij qytetit të mbarojë me ju.
Në fakt edhe Neronit fundi i erdhi prej pasionit të tij të pakufishëm për urbanistikën. Sidoqoftë edhe po të mbaronit (metaforikisht) me të, çmimi do të ishte tepër i naltë për atë bashkësi qytetare! /Nga Ardian NDRECA, publikuar në Facebook/