Fillimisht median folën për një rikthim me ish- bashkëshortin, në fakt ish- deputetja Rudina Hajdari, ka rigjetur dashurinë në krahët e një 36- vjeçari, i njohur si producent TV dhe filmash.
Personi që i ka “rrëmbyer” zemrën vajzës së liderit të ndjerë ë Shjetor 1990, Azem Hajdari, është Tan Kazazi, i lindur në Tiranë me 29 nëntor 1986. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve si Producent Filmi dhe TV në Tiranë dhe Master në Antropologji Kulturore dhe Studim Arti, i fokusuar në metodat e realizimit të një dokumentari dhe filmash.
Pas realizimit të një serie filmash të shkurtër si “Family Market”, “Hood Boys” “Birthday” etj. në vitin 2016 ai prodhoi filmin e tij të parë me bashkëprodhim shqiptar/australian të quajtur “Bloodlands”.
Tan Kazazi ka krijuar kompaninë e tij “Black Box Films” e cila synon t’i japë impulse të reja industrisë së filmave në Shqipëri. Fushat kryesore të ekspertizës së tij janë produksioni, regjia e filmit dhe mbikëqyrësi i postproduksionit.
Duket se lidhja e tyre është e konsoliduar, edhe pse vetëm tani kanë nisur të shfaqen publikisht. Nga martesa e parë, Rudina Hajdari është nënë e një vajze, të quajtur Sihana. Ajo është e datëlindjes 15 gusht 1987.