Livia, vajza e vogël e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti ka bërë një dedikim për të atin, që u nda nga jeta rreth një muaj më parë. Mungesën që ndjen nga ikja e tij e parakohëshme Livia e tregonpërmes një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqet bashkë me të atin. Përkrah fotos ajo shkruan: “Gjithmonë në mendje, përgjithmonë në zemër”.
Ish ministri, u nda nga jeta në mes të tetorit, pas një sëmundjeje të rëndë të gjakut, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali. Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra nuk ia doli.