Liqeni i Komanit, i krijuar pas ndërtimit të hidrocentralit që mban të njëjtin emër, është kthyer në një landfild gjigand ujor për grumbullimin e mbetjeve, kryesisht plastike. Situata është në kufijtë e një katastrofe mjedisore dhe bëhet e ditur përmes një reportazhi të gazetarin Gjon Gjeka, i cili ka takuar edhe pronarë bujtinash apo edhe të varkava që kryejnë lundrimin në drejtim të lumit të Shalës.
Në fakt, siç e pohon gazetari Gjeka por edhe të intervistuarit e tij, mbetjet nuk janë në lumin e Shalës. Problemet e ndrotjeve, kryesisht plastike si shishe, ambalazhe por edhe trungje që rrezikojnë edhe lundrimin, konstatohen më së shumti në zonën e Toplanës. Ato pluskojnë duke dëmtuar rëndë imazhin e jashtëzakonshëm natyror por duke zbehur edhe interesin e turistëve.
Siç pohohet edhe në këtë reportazh, mbetjet vijnë nga liqeni i Fierzës, pasi janë hedhur nga thuajse e gjithë zona e Tropojës por edhe të tjera në brigjet e liqenit të hidrocentralit tjetër. Nënvizohet se autoritetet nuk kanë patur impenjimin e duhur. Ata vijnë vetëm sa për show, për të bërë foto e video, ndërsa pastrimin e vertetë e bëjnë vetë banorët, pronarët e bujtinave apo edhe të varkave.
Gazetari Gjon Gjeka por edhe të intervistuarit e tij, i bëjnë apel autoriteteve që të veprojnë së më shpejt të jetë e mundur sepse po dëmtohet ndjeshëm turizmi, ndërsa po bie edhe interesi i vizitorëve drejt lumit të Shalës apo “Tajlandës Shqiptare”.