Miq, dua të ndaj me ju një ngjarje që po ndodh kohët e fundit këtu në kampin tonë veror në Velipojë. Pothuajse çdo ditë, në një orar gati perfekt, vjen nji zotni dhe lë mbas derës së kampit, sipas rastit, herë dhjetera kg shalqi, herë pjepna dhe herë të tjera pije freskuese.
Ai vjen me makinë, i shkarkon aty me shpejtësi dhe largohet menjëherë. Kemi tentuar ta ndalojmë, ta pyesim se kush është por gjithmonë pa sukses sepse ai nuk dëshiron që ta njohim, as ta falenderojmë. Ne sigurisht diskutojmë për të, për gjestin e tij dhe e falenderojmë në distancë.
Po ashtu edhe banorëve të kampit, siç e kemi zakon, ua kemi bërë të ditur se nga vijnë dhuratat. Por në rastin e këtij personi jemi të detyruar ty theme se dhuratat vijnë nga nji mik i tyre dhe i yni pa mundur tia themi emrin.
Ne publikisht duam ta falënderojmë mikun tonë anonim. Zoti ta shtoftë pasurinë dhe ta zgjatë jetën. /Nga Luigj MILA, publikuar në Facebook/