Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i mëngjesit të sotëm në Rrjoll të Velipojës, në lokalin “Preka la Meer”. Sipas pronarit Andis Danaj, i njohur edhe si Paris Preka, i ka qenë në lokal në momentin e shpërthimit.
Ai shpjegon se sapo ka dëgjuar zhurmën, ka dalë jashtë dhe ka parë një person duke vrapuar. Pak më tej, e priste një person tjetër me motor T-MAX, me të cilin janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas të njëjtit dëshmitar, autorët janë pikasur nga kamerat e sigurisë që nuk mungojnë përgjatë rrugës deri tek Ura e Gjo Lulit. Më pas ata kanë humbur gjurmët.
Pronari i lokalit “Preka la Meer”, dyshon se pista më e mundshme është ajo e konkurrencës, teksa para disa kohëve, iu vu zjarri edhe pistës së lokalit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit Andis Danaj (alias Paris Preka), 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.