Partia Socialiste ka zyrtarizuar tashmë emrat e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të saj, të dalë nga votimi i delegatëve të Kongresit të zhvilluar me 28 korrik 2024. Edhe pse procesi mbase më i rëndësishëm i forumit më të lartë të socialistëve, Asambleja Kombëtare kaloi në plan të dytë për shkak të ndryshimeve në qeveri, Kuvend dhe Grupin Parlamentar.
Ndë 157 anëtarët e zgjedhur nga votimi i delegatëve, qarku i Shkodrës do të përfaqësohet nga 12 anëtarë në Asamblenë Kombëtare të PS- së. Nga bashkia Shkodër, kanë rezultuar fitues këshilltaret bashkiake Alma Mehmetaj, Bledianë Nika, Oltion Luli- njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Surprizë mund të konsiderohet zgjedhja e zëvendëskryetarit të bashkisë Shkodër Onid Bejleri, teksa lista plotësohet me ish- deputeti Luan Harusha dhe Majlinda Daniku. Edhe barazia gjinore është ruajtur me fanatizën, teksa janë 3 gra dhe po kaq burra.
Nga bashkia Malësi e Madhe, ka rezultuar fituese Brunilda Isufaj, zëvendëskryetare si dhe Miljan Gjekaj, shef i OSHEE në këtë Bashki.
Bashkia Vau dejës do të përfaqësohet nga Franga Kola- këshilltare bashkiake dhe Sokol Shkreli, anëtar bordi i Ndërkomunale Bushat, që administron landfildin me të njëjtin emër, ku depozitojnë mbetjet urbane bashkitë nga Lezha në Malësi të Madhe.
Lista e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS- së për qarkun Shkodër, mbyllet me Enea Sulejmanin si përfaqësues i Pukës dhe Kristjan Vocrri ish- drejtor i Sherbimeve Publike në Bashkinë Fushë Arrëz. Siç dihet, këto dy bashki u fituan nga PD në zgjedhjet e 14 maj 2023.