Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje të terrtitorit. Në relievet malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në periudha kohore tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: