Atleti shkodran Franko Burraj, ka kaluar provën e parë në Olimpiadën e Parisit. Ai ia ka dalë të kualifikohet për më tej në garën e 100m, duke u renditur i dyti në baterinë e tij. Madje, ai ka thyer edhe rekordin personal në këtë garë.
“Franko Burraj e nis me këmbën e mbarë në Paris: kalon raundin paraeliminator dhe thyen rekordin personal.”, thuhet në një publikim në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në Facebook.