Kur nuk je në terezi me luajt…mos luaj, është thënë qëmotit. Që Rama i manipulon dhe i vjedh zgjedhjet nuk është gjë e re, besoj këtë e dimë të gjithë.
Që të gjitha zgjedhjet e pjesshme në përgjithsi fitohen nga qeveria, edhe kjo nuk është gjë e re besoj. Atëherë pse duhej që opozita të merrte pjesë në zgjedhjet vendore në Bashkinë Himarë???
Që deklarara e Dules se “Himara do të bënte përjashtim nga pjesa tjetër e Shqipërisë siç e ka bërë dhe 2 herë të tjera në historinë e saj”, as besimi i një shqiptaro- amerikkani krejt jashtë realitetit, se ishte kandidati i duhur dhe mund të fitojë përballë makinerisë së shtetit, besoj se nuk ishin argumente sa për të besuar, se vërtet mund të fitohej Himara.
Prandaj me të drejtë pse?
Eshte pergjegjësi elektorale që mos të braktisësh garat zgjedhore..por është koha të kursejmë humbjet. PD-së tashmë nuk i lejohet më të humbasë dhe kjo është përgjegjësia e përgjegjësive të saj.
Himara është fituar me 14 Maj nga opozita sepse kandidati i saj ka luajtur fiks siç ka luajtur kundërshtari i tij i PS-së dhe nuk ka pasë të bëjë fare me dashurinë greke për njerin apo për tjetrin kandidat. Drejtuesve të PD-së do t’ju kërkoja t’i kursejnë humbjet, të paktën kur ato janë për shkak të vendimarrjeve të tyre! /Publikuar në Facebook nga Tonin DEDAJ, ish- zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër/