Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Nesër, 7 gusht 2024, do të jetë një ditë veçanërisht e gjallë për ju të shenjës Dashi. Në dashuri mund të ndjeni një energji të re që do t’ju shtyjë të hidhni një hap të rëndësishëm me partnerin/en. E për ju që jeni beqarë, mos i nënvlerësoni njohjet e reja. Shëndeti është i mirë, por kujdes mos e teproni me sforcimet fizike. Në punë, mundësi të reja mund të trokasin në derë: jini gati t’i shfrytëzoni ato. Fati ju buzëqesh, ndaj përfitoni nga çdo mundësi. Vlerësimi i përgjithshëm: 8.
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Të dashur Dema, e mërkura e 7 gushtit do të jetë një ditë reflektimi për ju. Në dashuri mund të ndjeni nevojën për të sqaruar ndjenjat që ju kanë mbërthyer. Mos kini frikë të përballeni me dyshimet që ju kanë lindur, ato mund t’ju çojnë në qetësi më të madhe shpirtërore. Shëndeti është i qëndrueshëm, por pak pushim shtesë nuk bën dëm kurrë. Në punë shmangni diskutimet e panevojshme dhe fokusohuni te qëllimet tuaja. Fati është i luhatshëm, ndaj lëvizni me kujdes. Vlerësimi i përgjithshëm: 6.
Binjakët (21 maj-21 qershor)
Nesër do të jetë një ditë emocionuese, Binjakët. Në dashuri, komunikimi do t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo keqkuptim dhe të forconi lidhjet ekzistuese. E nëse jeni beqarë, mundësi të reja romantike janë në horizont. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të ruani një ekuilibër mes mendjes dhe trupit. Në punë, zgjuarsia dhe shkathtësia që po demonstroni do të vlerësohen. Fati është në anën tuaj, ndaj mos kini frikë të guxoni. Vlerësimi i përgjithshëm: 9.
Gaforrja (22 qershor-22 korrik)
Për ju, Gaforre, e mërkura e 7 gushtit do të jetë një ditë emocionale. Në dashuri mund të ndjeni nevojën për më shumë mbështetje emocionale nga partneri/ja. Mos hezitoni të kërkoni atë që ju nevojitet. Shëndeti kërkon vëmendje: kujdesuni për veten dhe mos i injoroni sinjalet e trupit. Në punë, durimi do të jetë aleati më i mirë. Fati është i moderuar, ndaj hidhini disa hapa me kujdes. Vlerësimi i përgjithshëm: 7.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Luani, nesër do të ketë një ditë plot energji dhe vendosmëri. Në dashuri, karizma që ju përçoni, do ju bëjë të papërmbajtshëm, duke sjellë momente pasioni të madh. Nëse jeni beqarë, përgatituni për takime interesante. Shëndeti është i mrekullueshëm, por mos harroni të relaksoheni herë pas here. Në punë, shkathtësia dhe zgjuarsia juaj do të jenë kritike për arritjen e qëllimeve që keni. Fati ju shoqëron, ndaj përfitoni nga çdo moment i favorshëm. Vlerësimi i përgjithshëm: 9.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
E mërkura e 7 gushtit do të jetë një ditë sa nostalgjie aq edhe melankolie për ju Virgjëresha. Në dashuri, përpiquni t’i shprehni ndjenjat me sinqeritet, duke shmangur mbajtjen e gjithçkaje brenda. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të gjeni kohë për t’u çlodhur. Në punë mund t’ju duhet të rishikoni disa detaje për të marrë rezultatet që dëshironi. Fati është në anën tuaj, juve ju mbetet vetëm të veproni me mençuri. Vlerësimi i përgjithshëm: 7.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Peshore të dashura, nesër do të jetë një ditë e ekuilibruar dhe e këndshme. Në dashuri do të gjeni harmoninë e duhur me partnerin/en dhe nëse jeni beqarë mund të keni një surprizë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të praktikoni aktivitete që ju relaksojnë. Në punë, aftësitë tuaja diplomatike do të jenë shumë të dobishme për zgjidhjen e çdo konflikti. Fati është i mirë, ndaj përfitoni nga mundësitë. Vlerësimi i përgjithshëm: 8.
Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)
Nesër, Akrepi, do të jetë një ditë intensive e mbushur me emocione. Në dashuri mund të përjetoni momente pasioni të madh, por edhe xhelozie: përpiquni të qëndroni të qetë. Shëndeti është i mirë, por shmangni teprimet që mund t’ju vënë nën stres. Në punë vendosmëria do ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Fati është në anën tuaj, ndaj mos kini frikë të merrni vendime të rëndësishme. Vlerësimi i përgjithshëm: 8.
Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
Shigjetari, e mërkura e 7 gushtit do të jetë një ditë aventurash dhe zbulimesh. Në dashuri, dëshira për përvoja të reja mund t’ju çojë në takime të papritura. Nëse jeni çift, planifikoni diçka të veçantë me partnerin/en. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të mos e teproni me sforcimet fizike. Në punë fryma juaj novatore do ju sjellë sukses. Fati ju shoqëron, ndaj mos kini frikë të eksperimentoni. Vlerësimi i përgjithshëm: 8.
Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)
Për ju, Bricjapë, nesër do të jetë një ditë stabiliteti dhe gjërash konkrete. Në dashuri përkushtimi që tregoni do të vlerësohet nga partneri/ja dhe nëse jeni beqarë mund të takoni dikë të veçantë. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të mos lini pas dore pushimin. Në punë vendosmëria që do të tregoni do ju lejojë të arrini qëllime të rëndësishme. Fati është i drejtë, ndaj vazhdoni me kujdes. Vlerësimi i përgjithshëm: 7.
Ujori (21 janar – 19 shkurt)
Të dashur Ujorë, e mërkura e 7 gushtit do të jetë një ditë stimuluese. Në dashuri, origjinaliteti juaj do të tërheqë vëmendjen e atyre që ju rrethojnë. Nëse jeni beqarë mund të keni takime shumë interesante. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të ruani një ekuilibër mes aktivitetit dhe pushimit. Në punë, kreativiteti juaj do jetë një pasuri e madhe. Fati ju buzëqesh, ndaj mos kini frikë të përfshiheni. Vlerësimi i përgjithshëm: 8.
Peshqit (20 shkurt – 20 mars)
E nesërmja do të jetë një ditë e madhe ndjeshmërie për ju, Peshqit. Në këtë moment nuk ju mungon energjia dhe vitaliteti edhe nëse do të ketë disa situata të mprehta për të menaxhuar. Duhet të përpiqeni të mos i shtyni deri në shtator të gjitha ato situata që duhen menaxhuar apo zgjidhur tani. Më mirë të rrihet hekuri sa është i nxehtë… Në dashuri, përpiquni t’i shprehni ndjenjat tuaja me qartësi dhe sinqeritet. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të gjeni kohë për relaksim dhe meditim. Në punë, intuita do t’ju drejtojë në drejtimin e duhur. Fati është i moderuar, ndaj veproni me kujdes. Vlerësimi i përgjithshëm: 7.