Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet e larta malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: