Velipoja është kryefjalë e këtij sezoni turistik në veriun e Shqipërisë dhe pastërtia që gjejnë në këtë pikë turistike është një nga arsyet pse pushuesit zgjedhin këtë pikë turistike në territorin e Bashkisë Shkodër. Ata vlerësojnë se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera ka një përmirësim të dukshëm të shërbimit të pastrimit. Vetë pushuesit shprëhen të kënaqur me atë çfarë gjejnë Velipojë dhe deklarojnë se nuk do ta braktisin këtë pikë turistike.
Një tjetër element që për pushuesit këtë vit ka pasur një domethënie të veçantë ka qënë hapësira publike dedikuar pushuesve në Velipojë, por edhe prezenca e efektivëve të Policisë Bashkiake dhe Policisë se Shtetit.
35 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare. Vetë pushuesit e pohojnë se është një nga vendet me tërheqëse për ta, ku arsyet nisin që nga uji i kthjellët i detit, qetësia, pastërtia dhe rëra kurative për të gjithë.