Lexova në gazetën “Shkodraweb.com” shkrimin e Zotni RAMIZ ÇOBAJ – “Europa po na pret por kur të korrigjojmë vetveten dhe jo kur të ndërrojmë fe…”
Arsyet se pse në Deçan ka nisë “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”, kjo asht nji punë e tyne, aq ma teper që kjo Lëvizje as nuk cënon kënd, as nuk ofendon kënd, as nuk dhunon kënd, as mohon të drejtat e kërkujz dhe për ma tepër nuk shkel asnji ligj të shtetit të Kosovës. Kjo Lëvizje vepron në respekt të ligjve të Kosoves, të “Parimeve të të Drejtave të Njeriut” të Bashkimit Europian, të aprovume edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkume.
Arsyet se pse këto kosovar në Deçan kanë nisë “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”, le ta analizojnë vetë hoxhallart e atyshëm dhe të nxjerrin konkluzionet përkatëse. Kjo punë asht si t’ia bajsh hysmetin.
Për ato që nuk e dijnë, po ju diftoj se në Bashimin Europian kan emigru ma se 40 miljon musliman nga vendet muslimane të ndryshme të botës. Asnjenit prej këtyne muslimanve nuk i asht kërku, as me mënyra të tërthorta, që këto të ndërrojnë besimin fetar, por përkundrazi kudo nëpër Europë u janë dhanë leje me ndërtu xhamia ku muslimanët të zhvillojnë lirisht ritet e tyne fetare.
Nga ana tjeter muslimant e ardhun këtu në Europë kanë drejtë të ndjekin shkolla të ndryshme si dhe universitete. Këto musliman, mund të hapin aktivitete private, mund të punësohen kudo, mund bahen edhe drejtues në sektor të randësishëm privat ose shtetnor sipas aftësive. Nji shembull konkret kemi shqiptart musliman nga Kosova (ose muslimanët turq), të cilët kanë poste drejtuese në ekonomi, në spitale, në tregti, në sport, në administrata dhe deri edhe në partitë politike prej ku emënohen në sektorët shtetënor të drejtimit. Prandej të thuesh se “neve shqiptarëve musliman shqiptar Europa nuk na pranon si musliman”, asht nji pohim i atyne, që nuk e njohin Europën.
Por nga ana tjetër këtë emigrantë muslimanë, veç të drejtave njisoj si të gjithë qytetarët vendas, kanë edhe detyren e respektimit të ligjve të këtyne vendeve. Muslimani që shkel këto ligje, dënohet njisoj si qytetarët vendas. Nuk u lejohet as muslimanëve dhe askërkujt tjetër të zbatojnë në shtetet Europiane ligjet e vendeve të tyne të prejardhjes. Do të ishte njilloj sikur nji qytetar europian të shkojë në vendet muslimane dhe të pretendojë të zbatohen ligjet europiane.
Teshti të rikthehemi në Deçan ku ka lindë “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”. Unë personalisht kam lexu shtypin e përditëshem si dhe kam ndjekë debatet televizive të Kosoves, por kërkund nuk më rezulton se ato të Lëvizjes së Deçanit të kenë pohu se “Europa nuk na pranon në gjirin e saj për shkak se shumica e popullsisë shqiptare është popullsi muslimane dhe prandaj bëjnë thirrje për konvertimin në fenë katolike”.
Natyrisht ato 500 vjet pushtim osman kanë kriju nji boshllëk të madh kulturor dhe të mentalitetit tek shqiptarët. Këtë fakt e ka spjegu mirë Profesori i nderuem Sami Repishti në “Pershëndetje të gjithë vllezënve dhe motrave shqiptare: Gëzuar vitin 2000“, Badwin, New York, USA – me datën 01.01.2000:
“….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perëndimore iu mbyll Shqipërisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanëse e Renaissances (Rilindjes) dhe idetë fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje garantuese për njohuni të reja, për hapësina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerëzor. Pamvarsisht nga faktori fetar, që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime për çdo ndërgjegje personale, okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka dënuar atë të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundërt nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim….“ . /Nga Paul TEDESCHINI, Itali me 09-08-2024/