Procesi i zgjedhjes se rektorëve të universiteteve publike në Shqipëri, po shkon në fazën e tij finale. Pasi kanë përfunduar proceset zgjedhore në universitetet respektive, pasi është dërguar dhe shqyrtuar në Ministrinë e Arsimit dokumentacioni, fjalën e fundit e ka presidenti i Republikës.
Sipas ligjit, rektorët e zgjedhur dekretohen nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, duke i dhënë rëndësinë dhe peshën e duhur drejtuesve të rinj të IAL- ve në Shqipëri.
“Ju njoftojmë se nga institucioni i Presidentit te Republikes ka ardhur njoftimi qe diten e hene, me 26 gusht 2024, ora 11:00, ne sallen “Skenderbej” ne institucionin e Presidentit te Republikes, ne adresen Bulevardi Deshmoret e Kombit, do te zhvillohet ceremonia e dekretimit per rektoret e shpallur fitues.”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Presidenca.