Deputetja e Shkodrës Greta Bardeli Gjoni, ka qenë këtë fundjavë në zonën e Dukagjinit, më konkretisht në Njësinë Administrative Shalë, pjesë e Bashkisë Shkodër nga 2015-a, më herët komunë më vete.
Në Breg Lumi, që konsiderohet edhe si qendra e kësaj njësie, madje e të gjithë Dukagjinit, deputetja Bardeli Gjoni ka evidentuar rrënimin e ndërtesave publike, dikur institucione të rëndësishme për zonën.
“Në Bregun e Lumit, në Shalë, lënë në harresë e rrënim!”, shkruan Greta Bardeli në një koment në rrjetet sociale, i cili shoqërohet me një video ku vetë ajo, kërkon vëmendje dhe investime për zonën.
Duhet thënë se deri në vitin 1990, Shala ka patur institucione publike të konsoliduara dhe efikase si qendër shendetësore me përmasat thuajse të një spitali, shkollë të mesme dhe konvikt për nxënësit, vatër kulture e madje edhe bibliotekë të cilën e evidenton edhe vetë deputetja e Shkodrës.
Pas vitit 1990, të gjitha këto u lanë pas dore në rrënim, teksa vit pas viti, edhe për shkak të këtyre mungesave dhe mundësive më të mira për jetesë, thuajse e braktisën vendlindjen në drejtim të qytetit të Shkodrës por edhe emigrimit jashtë vendit.
Përfundimi i rrugës që tashmë pi vijon të ndërtohet në drejtim të Bregut të Lumit, pritet të japë më shumë mundësi për banorët që të rikthehen për të shfrytëzuar proat e tyre shekullore, sidomos në funksion të turzmit malor.