Ndërsa prej disa kohësh, vijohet me debate e komente virtuale lidhur me atë që quhet “Lëvizja e Deçanit” siç njihet sot ose “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame” me moton “Të jemi vetëm shqiptarë”, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka publikuar një video mesazh në rrjetet e tij sociale.
Në një mesazh video të titulluar “Lëvizja e Deçanit dhe përgjigja e hz. Ibrahimit (a.s.)!”, myftiu i Shkodrës rrëfen një histori që vjen nga thellësitë e shekujve, për ti dhënë një përgjigje edhe lëvizjes që po zhvillohet në Kosovë.
Imam Sytari e konsideron “boshe” lëvizjen teksa flet edhe për “Fenë e kthyer në tregti”. Në rrjetet e tij sociale, nuk kanë munguar as komentet, një pjesë të të cilave, u ka kthyer edhe përgjigje imam Muhamed Sytari.