Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Itali, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Th., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 32 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në shkodër, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçar se këta shtetas nuk i kanë paguar dëmin e shkaktuar në automjetin e marrë me qira prej tyre.
Në fshatin Naraç, Vau i Dejës, shtetasi A. M. ka njoftuar se ka gjetur në rrugë në afërsi të banesës së tij një sasi të vogël lënde plasëse të pashpërthyer. Grupi hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.