Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një konflikti të çastit. I plagosuri është identifikuar si Çel Shabaj.
Ai është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Shkodrës.Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit në Postribë.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e plagosjes, Kristian Kakia ndërsa ende nuk janë qartësuar motivet e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”
Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.
Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.
Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.