Një lajm i trishtë këtë pasdite për Vioresin Sinanin, golashënuesin më të mirë të historisë së kampionateve shqiptare, aktualisht pjesë e stafit teknik të KF Vllaznia.
Ai ka humbur babain e tij, Rexhepin, i cili ishte jashtëzakonisht i njohur tek tifozët, për të mbështetur djalin e tij kampion por edhe Vllazninë dhe ngjyrat kuqeblu në vite. Ai kishte disa kohë i sëmurë dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën, duke u dhënë lamtumirën të gjithëve në moshën 78- vjeçare.
Prej disa vitesh gjendja e tij shendetësore ka ardhur duke u përkeqësuar dhe dita e sotme ka qenë e fundit për të. ShkodraWeb shpreh ngushëllimet familjes Sinani për këtë humbje të rëndë.