Arvin Dibra, një ndër kirurgët më të mirë të QSUT-së, është dërguar me avion privat drejt Italisë për mjekim të specializuar. Gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar, por sërish është vendosur që mjeku të trajtohet në vendin fqinj për shkak të dëmtimeve serioze që ka marrë në pjesën e qafës.
Mjeku ishte duke pushuar më familjen në zonën e Dajçit në Shkodër dhe në një moment ka vendosur të zhytet me kokë në lumin Buna. Fatkeqësisht, nga hedhja në ujë ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e qafës dhe shtyllës kurrizore.
Për shkak të situatës tepër serioze dhe trajtimit delikat tepër intensiv që nevojitet, Arvin Dibra është vendosur të dërgohej drejt Italisë.
Prof.Dr.Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë. Gjatë karrierës akademike dhe punës në spital, kryesisht, ai u ka shërbyer qindra pacientëve dhe është ndër bluzat e bardha që gëzon respekt të veçantë.