Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Mbrëmë në inagurimin e Kullës së Bajraktarit të Hotit, e cila destinacionin final ka kthimin e saj në muze historik.
Një dëshmi për identitetin tonë, e cila do të shërbejë për të përcjellë tek brezat një pjesë të historisë.
Uroj shumë që të kemi edhe iniciativa të tjera për restaurimin e objekteve me vlera të veçanta arkeologjike, historike dhe kulturore në Malësi të Madhe dhe kam besimin e plotë që diaspora sërish do të jetë partnere kryesore.