Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Ka nisur sot aksioni i Bashkia Shkodër për lirimin e hapësirave nga kabllot e kompanive të internetit.
Puna ka nisur në Rajonin 1 për të vijuar në të gjitha zonat e qytetit. Siç ishte njoftuar publikisht, ky aksion nisi menjëherë pas përfundimit të afatit të lënë nga Bashkia për heqjen vullnetare të tyre.
Në përgjigje të këtij njoftimi, një pjesë e kompanive të internetit kanë qenë bashkëpunuese, duke iu bashkuar këtij aksioni që synon të garantojë sigurinë për banorët nga kablla dhe tela, që për 32 vite janë një gangrenë e qytetit të Shkodrës.