Kjo është zgjidhja më e vështirë dhe ankthi më i madh që ka prishur gjumin e deputetëve te Partise Demokratike. Grupi parlamentar i PD -së
po mbyll një mandat të vështirë; qoftë përsa i përket luftës opozitare po aq edhe vështirësisë për tu pozicionuar gjatë përballjes për funksionin e kryetarit të partisë mes Bashës dhe Berishës, që kryeministri dhe drejtësia e tij e bënë të zgjaste pafund.
Shumë prej tyre të futur në lista nga Basha (gojët e liga thonë se edhe ja kanë paguar këtë shërbim kryetarit të atëhershëm Basha) pa ndonjë stof apo kontribut të madh politik ranë në vështirësi të madhe zgjedhjeje pasi të vendosësh me mendje e me zemër apo të vendosësh me stomak është zgjedhje e vështirë për këta politikanë servilë siç është bërë i gjithë politika në tërësi.
Sigurisht pa gjumë çfarë të bëjnë të jenë prapë në listat fituese të PD-së shqetësim shumë më i madh se fitorja e PD-së. Hë pra si me e zgjidh…me ndejtë poshtë ballkonit të liderit të burgosur pa asnjë provë që edhe kjo është një çudi tjeter juridike e bërë me qëllim për të asgjësuar opozitën në Shqipëri, apo me u angazhu të paktën sa ndonjë këshilltar i bashkisë së Tiranës në gjoja ca protesta aty para bashkisë kundër 5D-ve, ku një ditë përpara bëjnë thirrje për mosbindje civile dhe të nesërmen po vetë i nënshtrohen kontrollit fizik nga policia bashkiake rrugës për të shkuar në punën e tyre për të cilën janë mandatuar….., ëëë a nuk është ky një rast pa precedent, një turp më vete.
Ja pra, a duhet menduar se këta gjoja protagonistë të opozitës nuk kanë as guximin e duhur as ndershmërinë për të bërë atë që marrin përsipër. Ka vend për ju si profesionistë zotërinj nuk mund të jeni deputetë, se do duhet të përfaqësoni dhe kështu veçse i turpëroni demokratët e vertetë.
Do doja t’ju shihja ndryshe ju deputetëve aktualë të PD- së dhe ju drejtues politike, aq me tepër tani ku kryetari yne z. Berisha ndodhet në arrest shtëpie, duhet të ishit më të maturuar politikisht, më të guximshëm, më të ndershëm, më idealistë dhe më patriotë, të merrni në dorë fatet e PD-së dhe të vendit. Kryesisht ju drejtohem ju, që së fundmi erdhët nga Basha pasi kishit shumë hobby vulën dhe logon dhe që në fakt erdhët vetëm dhe bazën e latë atje. Përpiquni që në këtë vendimmarrje t’ ju bashkohen edhe ata që kanë mbetur atje ku nuk duhet të ishit as ju e as ata.
Ju drejtohem ju drejtuesve politike që në fakt funksioni juaj nuk është zgjidhja më e mirë strukturore e organizimit të PD-së. Kthehuni në bazë, sepse PD ka nevojë për riformatim dhe ndryshim strukture. Mos harroni është një hibrid strukture me funksione organike të copëtuara e të mbivendosura, është një anëtarësi fiktive dhe familjare, që nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje që në momentin që është ngritur nga Basha në 2014.
Dhe për ta mbyllur, ju kërkoj të bëni çmos të organizoni demokratët në mbështetje të protestës së banorëve të Thumanës si protesta më e ligjshme në tërë periudhën e demokracisë.
Ju siguroj që po të thyhen 2 apo 3 blloqe betoni dhe të hapet rruga që i ka lënë Zoti dhe ja ka zënë robi kryeministër, kjo protestë do jetë më e suksesshme se të paktën 10 protesta kombëtare të Bashës bashkë me zërin e çjerrur duke kënduar himnin. /Nga Tonin DEDAJ, ish- zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, publikuar në Facebook/