Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre, përgjatë superstradës Shkodër-Lezhë, duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe ngadalësim të qarkullimit.
Bëhet me dije se një autobus i linjës Shkodër-Tiranë është përplasur me një automjet, pasi shoferi i këtij të fundit ka tentuar të parakalonte. Raportohet se në makinë ndodheshin disa anëtarë të një familje.
Si rezultat i lagështisë në rrugë, makina e përplasur me autobusin, është goditur dhe nja nga një kamion. Megjithatë, për shkak të shpejtësisë së ulët të trafikut, aksidenti nuk solli pasoja për njerëzit.
Familja u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle rutinë, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor arritën në vendngjarje për të zhbllokuar trafikun dhe për të menaxhuar situatën.