Video që mund të shihni më poshtë, tregojnë momentet e konfliktit të disa javëve më parë në ambientet e biznesit (hotel) të dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku në Velipojë, të cilët mbrëmjen e të hënës lanë të vrarë Arsid Hoxhën dhe Ersild Ishmin.
Sipas informacioneve tashmë publike edhe nga policia e Shkodrës, konflikti në fjalë ka ndodhur më 28 korrik. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të lokalit dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Siç shihet edhe nga pamjet, si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata përkeqësohet në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.
Shtetasi Ersild Ishmi thuhet se kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata.