Një i dënuar për vrasje, ka ndërruar jetë ditën djeshme në spital. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në reaminacionon e QSUT-së, ku 74-vjeçari me iniciale B.F, 74 vjeç, banues në Shkodër, ka ndërruar jetë.
Nga hetimet e para, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Ndërsa, lidhur me ngjarjen blutë e Tiranës, sqarojnë se materialet hetimore I kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kush eshte personi qe vdiq ne QSUT
Brahim Facaj është emri i 74-vjeçari të dënuar për vrasje, i cili ndërroi jetë për shkaqe natyrale ditën e sotme në spitalin e QSUT-së. Emri i Facaj ishte mjaft i njohur pasi në vitin 2006 tronditi opinionin publik, ku u akuzua e më pas u dënua për vrasjen e vajzës së tij.
Së bashku me bashkëshorten e njerkën e vajzës, të quajtur Nurije, në vitin 1996 vranë 20 vjeçaren Afërdita pas kthimit të saj nga Italia dhe e varrosën vetëm disa metra larg nga shtëpia e tyre
Ngjarja u zbulua 10 vite pas krimit, në vitin 2006. Brahim e Nurije Facaj u akuzuan për “Vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe fshehje të krimit”, ku Gjykata vendosi 25 vite burg për babanë e viktimës dhe 15 vite për njerkën e saj.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu