Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sotdo të keni një Hënë të favorshme: përdorni energjinë e saj për t’iu përkushtuar të gjitha ideve që dëshironi të realizoni. Përdorni këto ditë të fundit të gushtit për të planifikuar më mirë shtatorin e ardhshëm.
Demi: Muajt e fundit kanë nisur disa ndryshime rrënjësore, si pasojë e disa ngjarjeve të pavarura nga ju. Gjithsesi edhe ju nuk keni ndërmend të bëni më atë që bënit më parë. Mos e lini pas dore dashurinë për sa kohë që Venusi është në aspekt të favorshëm.
Binjakët: Sot Hëna do të jetë në shenjën tuaj: do të keni një dozë të mirë ekstra vitaliteti. Tani e tutje do të ktheheni në të qenit edhe më energjikë dhe më me iniciativë se në javët e kaluara. Këtë gusht që po mbyllet ju ishit jashtëzakonisht apatikë dhe të qetë.
Gaforrja: Përgatituni për një shtator që do të jetë shumë produktiv dhe intensiv në punë, por që do t’i japë më pak hapësirë ndjenjave dhe polemikave. Kushdo që po përjeton një krizë të vogël marrëdhëniesh do të ndiejë dëshirën për të sqaruar gjithçka në këto ditë.
Luani: E totmja premton të jetë një ditë e mirë, edhe nëse më e mira do të vijë në shtator. Muaji i ardhshëm do t’ju japë shumë mundësi interesante për t’u rikthyer në lojë dhe për të marrë kënaqësi të madhe. Nuk do t’ju mungojë dëshira për të bërë gjëra, për t’u hedhur në një sfidë të re.
Virgjëresha: Siç arashikon horoskopi i Paolo Fox, sot Hëna do të jetë në shesh: jini të kujdesshëm. Do të ishte më mirë të shtyni çdo diskutim të ashpër për ditët në vijim. Këto janë javë ndryshimesh të rëndësishme: do të ketë nga ata që do të mbyllin një projekt, nga ata që do të ndryshojnë ekipet dhe mjediset e punës.
Peshorja: Afërdita është gati të hyjë në shenjën tuaj: një tranzit që do të nisë një fazë të re në jetën tuaj. Sigurisht që jo të gjitha vështirësitë do të zhduken me magji brenda natës, por me angazhimin e duhur mund të përjetoni një periudhë shumë pozitive.
Akrepi: Yjet ju ftojnë t’i shfrytëzoni këto ditë për të reflektuar dhe organizuar për vjeshtën e ardhshme. Është koha të përveshim mëngët dhe të fillojmë të zhvillojmë projekte dhe programe të reja që mund të fillojnë gjatë javëve të ardhshme.
Shigjetari: Sot do t’ju duhet të përballeni me një Hënë në kundërshtim e cila mund t’ju lodhë më shumë se ç’duhet. Këto ditë mund të keni shumë për të bërë, për të organizuar për javët e ardhshme. Në këtë ditë do të bënit më mirë të qëndroni larg tensioneve dhe situatave stresuese.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot yjet do t’ju ftojnë të qëndroni larg provokimeve. Duhet të përfitoni nga këto ditë të fundit në të cilat Afërdita do të jetë aktive, sepse nga shtatori planeti i dashurisë do të fillojë të shtyjë më shumë punën dhe biznesin.
Ujori: Sot Hëna do të jetë në një aspekt harmonik, të enjten do të jetë sërish aktive edhe Venusi: marrëdhëniet e dashurisë dhe miqësisë do të jenë të privilegjuara. Tensionet që kaluat gjatë korrikut tani do të jenë vetëm një kujtim i paqartë. Javë me forcë të madhe ju presin tani e tutje.
Peshqit: Më në fund gushti po i vjen fundi, një muaj mjaft i ndrydhur. Po përgatiteni të përjetoni një kthesë të madhe. Po vijnë energji të mira. Ata që presin një përgjigje, një zgjidhje për një problem ligjor, do të marrin avantazhe shtesë, lajme pozitive.