Shkodra… Kam 44 vjet që jetoj në këtë qytet dhe e dua shumë sepse ka shpirt e një qytet me shpirt nuk të leshon, nuk të lë të ikësh prej tij… Unë erdha në këtë qytet, nuk linda por kjo nuk do të thotë që dashurinë nuk e kam të njëjtë me ata që lindën këtu…
E dua për gjithçka, për kulturën, për poezinë që lind çdo ditë nga gjithkush që jeton në këtë qytet, për dashurinë e mirësinë që shpërndan, për magjinë që të fal, magji që nuk të lë të ikësh sepse është në gen të qytetit e banorëve të saj. /Nga Merita SMAJA, aktore, publikuar në Facebook/