Skënderbeu dhe Vllaznia përballen mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Skënderbeu të Korçës për javën e tretë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në pritje të kësaj sfide, kuqeblutë konsumuan paraditen e sotme seancën e fundit anti-Skënderbe dhe më pas kanë lënë Shkodrën duke udhëtuar drejt Korçës.
Më tej, gjatë konferencës për shtyp dhënë për median, Brdariç foli edhe për mungesat për arsye dëmtimi.
Brdariç u ndal edhe tek dyshja, Alivoda-Dodaj, për të cilët shprehu kënaqësi që janë thirrur nga kombëtarja U21 për ndeshjen zyrtare me Zvicrën. Sipas tij, ky është një rast i mirë për të rinjtë që duhet të punojnë fort për të ecur përpara. Ndeshja, Skënderbeu-Vllaznia luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin Skënderbeu duke filluar nga ora 20:00.