Ne që u lindëm në 1955- 1990 mendoj se jena brezi ma i bekuem. Ne u rritëm me çelsa lidhur në qafë. Ne ishim brezi me fat. Luanim pas shkolles me orë të tana gjer në muzg. Me biçikletat e prindërve sa herë u rrëzuam sepse ishim 2- 3 shokë hipur përnjëherësh. Nuk kishim celular, kompjuter. Lodrat i krijonim vetë. Futboll me porta të vogla, ndaheshim në dy skuadra dhe luanim në rrugë. Top e gropë.
Top e tjegull. Shkop e cingël. Kala dibranshe. Kuk a mfeshti. Pam- pam. Shfaqje mahallash. Ndertonim:
Karroca me kuzhineta, karroca me tela. Natën ndiznim flakadan. Bënim bashkë surrat bore e gjuheshim me skuadra me topa bore. Shpërndanim ftesa martese. Dërgonim tavën në furrë dhe e merrnim nga furra. Ne ishim brezi i fundit që i dëgjuam dhe iu bindëm prindërve. Kënduam bashkë. Vodhëm kumbulla, qershi, hurma, shegë, ftonj, mollë, dardha te komshiu.
Shkundëm mana me çarçaf. Luanim me qen e mace. Ngritëm gracka për zogj në dimër. Ngriheshim në mengjez herët për të zënë gardalina, vardoj e kanarina. Shkonim së bashku te lumi për banjo. Kur gjakosej njëri nga shokët ose shoqëri, qanim të gjithë…
Ne uleshim në anë të rrugicës dhe lidhnim me spango një kartmonedhë që të luanim me kalimtarët. Ne lidhnim një gjarpër plastik me spango dhe gajaseshim kur kalimtari kërcente lart dhe na vërsulej… Kur bante njëri nga shokët të fortin, e godisnim të gjithë.
Kur ishte njëri nga shokët i prapët, nuk e donim dhe nuk e afronim të gjithë. Kur njëri nga shokët rrezikonte të ngelej në klasë, ne e ndihmonim gjer sa e kalonte klasën. Na jena një brez special por jena specie në zhdukje.
Ne iu bindëm dhe i dëgjuam prindërve dhe sigurisht që edhe fëmijët tanë na binden. Jena brezi i fundit që respektuam prindërit dhe brezi i fundit që fëmijët na respektojnë. Ndoshta dhe brezi i fundit që nuk i trembemi të vërtetës. /Nga Frederik NDOCI, publikuar në Facebook/