Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasit E. N., 34 vjeç dhe T. N., 68 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë një 62-vjeçar, i cili si pasojë po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 40-vjeçar.
Stacioni i Policisë Fushë Arrez referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 50 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 80-vjeçar.