-Në orët e para të mëngjesit, është transportuar në spital, shtetasja D. A. (H.), 24 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh, në banesë, në fshatin Dragoç. 24-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e rastit.
-Rreth orës 08:45, në Velipojë, automjeti me drejtues shtetasin G. Sh., 27 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T. G., 81 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi T. G., i cili është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.