Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtmit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët më pas shtim gradual vranësirash mesatare dhe hera-herës në relievet kodrinore – malore deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore dhe zonat luginore pranë relieveve malore të vendit në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 4-5 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: