Tonin Marinajn e njoh prej shumë vitesh. Nuk e kam menduar asnjëherë se do të shkruaj publikisht jo për ta mbrojtur sepse ai nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë nevojë për mbrojtjen e askujt, aq më pak timen. Por vjen një moment kur mjaft është mjaft edhe për të heshtur.
Ka disa javë që Tonin Marinaj si kryebashkiak i Malësisë së Madhe, tashmë në mandatin e tretë e të fundit radhazi i zgjedhur nga malësorët, është shenjestruar nga ata që e njohin dhe nuk e njohin prej afër. Nuk flas këtu për mediat, qoftë tradicionale apo edhe të reja online- portalet.
Pjesë jetës publike- politike të paktën nga 2015- a, kjo është kostoja që duhet të paguajë në realitetin shqiptar edhe Tonin Marinaj. Gjithçka nisi nga një kerkesë e një grupi deputetësh të PD- së, të cilët korkojnë të verifikohet e shkuara e tij. Në fakt, akuzat janë të rënda, Tonin Marinaj paskësh qenë “kreu i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjithmonë sipas akuzës së disa deputetëve demokratë që kanë firmosur shkresën për KQZ.
Sipas të gjitha procedurave, KQZ ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të bëjë verifikimet e duhura në Itali, aty ku aludohet se ka prova për aktivitetin “kriminal” të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe. Pas verifikimeve, organi i akuzës so të dalë me një vendim, të cilin ia përcjell KQZ- së. Nëse Tonin Marinaj është në shkelje të kushteve të parashikuara nga ligji i pastërtisë së figurave, KQZ merr vendimin dhe kryebashkiakut aktual i ndërpritet mandati para kohe. Në të kundërt, ai do të vijojë qeverisjen vendore të Malësisë së Madhe deri në vitin 2027, kur përfundon mandati i marrë me 14 maj 2023.
E thashë, nuk është synimi i këtyre rreshtave, që në emër të njohje- miqësisë shumëvjeçare, edhe për shkak të profesionit, të mbroj apo “ti dal zot” Tonin Marinajt. Për të perifrazuar një shprehje që përdoret shpesh në Shkodër, të gjithë atyre që kënaqen duke e sulmuar në padurimin e “ndëshkimit” që presin për të, do tu thoja: Sabër!
Durim, për shumë arsye, mbi të gjitha për familjen, të afërmit, miqtë e të njohurit, bashkëpunëtorët ndër vite të Tonin Marinajt. Mos harroni, në respekt edhe të malësorëve që e mbështetën dhe e votuan për tre mandate rradhazi. Të presim, të gjithë bashkë, miq dhe kundërshtarë të tij, vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe atë të KQZ- së pasi të përfundojnë të gjitha verifikimet e nevojshme. Kjo thirrje shumë e sinqertë e imja, sidomos për miqtë e mi në Malësi të Madhe e përtej, të njohur e miq edhe të Tonin Marinajt por që sot për arsye nga ato personale deri në politike, ua errësojnë logjikën, u humbin durimin e pritjes.
Pasi të flasin institucionet e ngarkuara nga ligji, të gjithë mund të flasin apo komentojë, të kënaqen apo të gjejnë guximin të kërkojnë falje publike, sipas vendimmarrjes për Tonin Marinaj në lidhur me këtë çeshtje. Nuk duhet të harrojmë se përpara se të jemi zyrtarë, gazetarë, politikanë, fillimisht jemi e duhet të jemi njerëz. /Nga Blerti DELIJA/