Vllaznia e vajzave e ndalon këtu rrëgëtimin në Ligën e Kampioneve të Europës. Vajzat kuqeblu janë mundur në Gjeorgji nga kampionet e Austrisë St. Polten, në atë që konsiderohej si finalja e Grupit 2.
Gjithsesi, Vllaznia është mundr me një rezultat minimal 0 – 1, me një gol nga K. Dubcová në minutën e 17- të për ekipin austriak. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Ramaz Shengelia Stadium” në Kutaisi të Gjerogjisë.
Duhet theksuar se në minutën e 80- të, Megi Doçi mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e saj me 10 lojtarë për pjesën e mbetur të ndeshjes. Tashmë ekipi, i përforcuar me afrime të shumta, do të luftojë për të ruajtur hegjemoninë e padiskutueshme në futbollin e vajzave në Shqipëri.