Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, pas votimit të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik të dalë nga Kongresi Zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi bëri me dije emrat e Kryesisë së re të PS, që përbëhet nga 5 burra dhe 5 gra.
Ata janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Përbërja e Sekretariatit të PS-së:
Blendi Klosi Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri Sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve
Evis Kushi Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi Sekretare për Programin
Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Roi Bashaj Sekretar për Rininë