Të martën e 10 shtatorit priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Dibër, ndërsa priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në të gjitha qarqet shoqëruar me shtrëngata. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa nesër (e martë, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 23 °C
në vendet e ulëta: 20 / 23 °C
në vendet malore: 16 / 18 °C.