Të mërkurën rikthehet Superliga, pak orë pas ndeshjeve të Kombëtares. Vllaznia do të luajë në “Loro Boriçi” një ndeshje mjaft të rëndësishme për ecurinë e saj në këtë sezon.
Kampionia në fuqi por edhe kryesuesja e këtij sezoni, Egnatia, do të jetë mysafire në Shkodër, në një ndeshje që premton të jetë e luajtur shumë fort nga të dyja skuadrat.
Si zakonisht, një ditë para ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç ka folur për mediat, duke përsëritur të njëjtin refren si në përballjet e mëparshme: Duam fitoren. Më poshtë, konferenca e plotë për mediat e trajnerit kuqeblu.