Bashkia Shkodër, në partneritet me Ambasadën Hollandeze në Tiranë, ka organizuar takimin me temë “Infrastruktura e pedalimit dhe lëvizshmëria e qëndrueshme urbane në Shkodër”, në kuadër të Javës Kulturore Hollandeze.
I pranishëm, në këtë takim ka qënë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe ambasadoro i holandës në vendin tonë Reinout Caspar Vos. Në fjalën e tij kryebashkiaku u ndal tek rëndësia e planit të mobilitetit por edhe investimet që janë kryer dhe do të vijojnë në korsitë e biçikletave në Shkodër.
Biçikleta në Shkodër është më shumë se një mjet transporti – ajo përfaqëson një simbol të kulturës dhe stilit të jetesës së qytetit. Për këtë arsye, Bashkia ka shprehur angazhimin e saj për të krijuar infrastrukturën e duhur për pedalimin dhe për të promovuar përdorimin e biçikletave si një mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme të transportit. Kjo iniciativë synon të forcojë imazhin e Shkodrës si një qytet miqësor ndaj mjedisit dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës për qytetarët e saj.