Vllaznia i shkakton humbjen e parë në këtë sezon kampionëve të Egnatias. Skuadra e Brdariç triumfoi me rezultatin 3-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”.
Mala hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërkohë që rrogozhinasit u kundërpërgjigjën me Ujkën në minutën e 28-të.
Teksa po shkonte minuta e 40-të, ishte Klinti Qato që rrëmbeu skenën me një supergol të shënuar nga distanca. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1. Për golin që do të vuloste shifrat në 3-1 mendoi kapiteni Bekim Balaj në minutën e 49-të.
Falë këtij triumfi Vllaznia është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Egnatia. Në sfidën e radhës shkodranët do të përballen në transfertë me Teutën, ndërsa Egnatia do të presë Bylisin.